LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Vitin e kaluar nga Kosova u deportuan 344 persona, nuk është pyetur as presidenti e as kryeministri

Tahiri: Vitin e kaluar nga Kosova u deportuan 344 persona, nuk është pyetur as presidenti e as kryeministri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës, lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka thënë se ka pasur edhe raste tjera më parë ku janë ekstraduar persona nga territori i Kosovës.

Ministri Tahiri sqaroi edhe arsyen se pse deportimi i gjashtë shtetasve turq u bë me aeroplan privat për në Turqi.

“Ne si institucione të Kosovës nuk kemi mundësi të sigurojmë transport privat. Secili shtet e rregullon veç e veç . Baki sodiku, 2013 është ekstradu në Sllovaki dhe pas këtij vendimi shteti sllovak na pati premtuar se do ta njeh Kosovën, por nuk ndodhi dhe ra edhe qeveria atje. Ky rast ka ndodhë me një avion privat nga vendi jonë në Sllovaki, për veprat që i ka kry në atë vend”, është shprehur ai.


Tahiri më tej shtoi se në rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, nuk kemi të bëjmë me ekstradim duke theksuar se prej që është në detyrë Qeveria e Turqisë ka bërë kërkesë për ekstradimin  e 47 shtetasve turq, por asnjë nga këta nuk është ekstraduar.

“Sa i përket deportimeve dua të ju informoj se në 2017-ën janë deportuar 344 persona, për këta persona nuk është pyet as Presidenti as Kryeministri , sepse është përgjegjësi e Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, pra duhet ta bëjmë dallimin mes deportimit dhe ekstradimit”, qartësoi Ministri Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori