Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka quajtur të njëanshme vendimet e fundit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes nga 15 prilli, duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndërmerret pa koordinim me komunat.
Ai shprehet kundër masave të reja lidhur me kufizimin e lëvizjes, pasi që ka ende fshatra në Kosovë që nuk kanë asnjë të infektuar me coronavirus.
Derisa i bashkohet reagimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, që siç thuhet nuk janë konsultuar kryetarët e komunave për masat e ndërmarra mbrëmë nga Ministria e Shëndetësisë, Tahiri thotë se sot në komunën që ai udhëheq është shkaktuar kaos nga qytetarët për shkak të panikut.
Kryetari i Vushtrrisë, në një intervistë për KosovaPress, thotë se janë 23 raste deri më tani të konfirmuara në këtë komunë me Covid-19, ku katër prej tyre janë shëruar.
“Gjithsejtë në komunën e Vushtrrisë kemi 23 qytetarë të prekur me COVID-19, prej të cilëve katër janë shëruar. Pra, janë 19 qytetarë që janë pozitiv me COVID-19, apo të njohur ndryshe si coronavirus. Ne lutemi që të gjithë të shërohen sa më shpejt dhe t’i kthehen jetës normale, dhe gjithë qyteti t’i kthehet jetës normale. Si shtab komunal emergjent jemi në kontakt të vazhdueshëm me pacientët dhe familjet e tyre për t’iu ofruar mbështetjen e nevojshme. Po ashtu, si shtab kemi marrë një sërë masash për të cilat besojmë se lehtësojnë jetën e qytetarëve, e që kanë për qëllim ndalimin e përhapjes së virusit në qytetin tonë”, tha Tahiri.
Ai thotë se në këtë situatë pandemike, komunat dhe qeveria duhet të bashkëpunojnë, në mënyrë që masat të jenë sa më zbatueshme, në të kundërtën mund të ketë pasoja.
“Vendimet e njëanshme pa konsultim normalisht që janë më vështirë të zbatueshme, dhe normalisht që prodhojnë pasoja më të mëdha. Unë për vete jam kontaktuar nga ministri i Shëndetësisë për raste të tjera. Të dielën ne e kishim vendimin për kufizim të lëvizjes nga ora 17:00 deri 06:00. Pastaj menjëherë të nesërmen një vendim tjetër. Mendoj që të gjithë ne duhet të koordinohemi sa më shumë që të kufizojmë tashmë lëvizjen. Sot qytetin e Vushtrrisë e kemi tërësisht në kaos. Ka një numër shumë të madh të njerëzve në qytet, ka radhë shumë të gjata para bankave, marketeve, pasi njerëzit janë zënë në befasi dhe ka panik që nuk është e nevojshme në këtë periudhë”, tha Tahiri.
Ndër të tjera, ai thotë se është pjesë e qëndrimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës që të tërhiqet vendimi për masat e reja për kufizim të lëvizjes, sipas të cilave qytetarët kanë të drejtë të dalin nga shtëpitë vetëm një herë në ditë dhe atë për një periudhë të caktuar kohore prej një orë e gjysmë.
Tahiri thotë se nuk ka rritje të numrit të rasteve të të infektuarve në Smrekonicë, fshat ky që është shpallur zonë në karantinë.
“Të gjitha rastet e kontaktuara, të kontaktit me këta persona dhe që janë vlerësuar që duhet të bëhet testimet, po bëhen në mënyrë të rregullt nga IKSHP dhe në bashkëpunim me shtabin emergjent komunal. Fati i mirë është që në Studime po shuhen vatrat, në Rubik nuk kemi vatër dhe po ashtu në Pestovë praktikisht jemi duke shkuar drejt shërimit të parë të personit që ka qenë në Pestovë. Sot ka dalë rezultati i parë negativ i saj. Dhe nëse konfirmohet sot që kemi negativ, do të kemi pacientin e pestë të shëruar nga fshati Pestovë”, tha Tahiri.
A i kërkon nga niveli nacional që të kenë konsultim më të madh me komunat e Kosovës që vendimet në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit të jenë më efikase.
“Po të kemi një konsultim më të mirë mes vete, një koordinim më të madh, edhe masat edhe vendimet do të ishin më efikase. Prandaj le të shpresojmë shumë që edhe këto mosmarrëveshje që kemi këto kohë, të tejkalohen. Ne si komunë çdo ditë ballafaqohemi me kërkesa nga qytetarët, bujqit, fermerët, punëtorët e ndërtimtarisë, sepse në një fshat nëse nuk ka asnjë rast, ka punë ndërtimi që mund të vazhdojnë atje. Pse mos të ketë bashkëpunim të tillë, pse t’i detyrojmë që ta shkelin ligjin ata qytetarë, kur mundemi që në atë pjesë të vlejnë rregulla, e jo uniforme siç vlejnë në zonën urbane”, tha Tahiri. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri