Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot ishte për një vizitë pune në Mitrovicë për të inspektuar punimet për revitalizimin e urës së Ibrit, pas heqjes së barrikadës më 14 gusht si rezultat i marrëveshjes së Brukselit.
“Fillimisht, ministrja Tahiri bëri një vizitë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës me ç ‘rast është pritur nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri. Ministrja Tahiri gjatë kësaj vizite shoqërohej nga Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe këshilltarët politikë, Dren Zeka dhe Gazmir Raci”, thuhet në njoftimin për media.
Në këtë takim, ministrja Tahiri theksoi se Qeveria e Kosovës mbajti premtimin ndaj qytetarëve, e hapi urën e Ibrit pas 17 vjetësh nga përfundimi i luftës dhe kjo urë tani është simbol i bashkimit dhe komunikimit për gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve, të cilët iu gëzuan kësaj ngjarje të shumëpritur.
“Kjo është ngjarje historike për shtetin e Kosovës sepse i dhamë fund logjikës së barrikadave dhe hapëm rrugën e vlerave të demokracisë, lëvizjes së lirë, zhvillimit dhe prosperitetit në këtë pjesë të vendit tonë”, tha ajo.
Pas këtij takimi, ministrja Tahiri së bashku me delegacionin e Qeverisë së Kosovës dhe kryetarin Bahtiri kanë inspektuar punimet për revitalizimin e urës së këtij qyteti, me ç ‘rast në një prononcim para mediave ajo deklaroi se heqja e barrikadës nga ura kryesore në Mitrovicë është një lajm i mirë për qytetarët e këtij qyteti, por edhe për Kosovën, sepse një gjë e tillë ishte e mundur vetëm fal angazhimit të institucioneve të Kosovës në kuadër të dialogut të Brukselit dhe se tashmë pas 17 vjetësh kjo urë po u kthehet të gjithëve për liri të lëvizjes dhe mundësi të reja për forcimin të bashkëpunimit mes të gjithë qytetarëve të kësaj pjese.
Ajo ka falënderuar edhe kryetarin Bahtiri për angazhimin e tij maksimal për t’u arritur ky sukses, si dhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë kësaj faze të ndjeshme. Po ashtu, ajo ka falënderuar të gjithë qytetarët për maturin e treguar e sidomos ka shprehur falënderime edhe për organet e sigurisë të Republikës së Kosovës dhe të prezencës ndërkombëtare. Ministrja Tahiri po ashtu ka vlerësuar angazhimin konstruktiv të kryetarit të komunës së Mitrovicës veriore, Rakiq, në këtë proces.
Ministrja gjithashtu ka shprehur falënderime edhe për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë ndihmuar shumë në fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për heqjen e barrikadës dhe krijimin e mundësive për lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve në këtë pjesë.
Bahtiri shprehu falënderime për angazhimet e ministres Tahiri në kuadër të dialogut të Brukselit, ku theksoi se falë vendosmërisë së saj është hequr barrikada mbi lumin Ibër dhe se punimet për revitalizim po zhvillohen sipas dinamikave të parapara nga kompania që është kontraktuar nga ana e BE-së. Ai po ashtu ka falënderuar të gjithë aktorët e inkuadruar që ky proces të përfundoj sipas planit të paraparë me marrëveshjen e Brukselit.
Ministrja Tahiri së bashku me bashkëpunëtorët dhe kryetarin e komunës Bahtiri kanë kaluar këmbë nëpër Urën e Ibrit, tashmë plotësisht të hapur, sepse ajo ka dashur vet ta vërtetoj se ura është hapur nga jugu në veri dhe se tashmë aty nuk ka asnjë pengesë.
Ministrja ka vizituar edhe Mitrovicën veriore ku është ndalur për kafe në kafenen “Dolce Vita,” ku ka qëndruar edhe disa herë tjera. Tahiri dhe kryetari Bahtiri kanë zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin Rakiq, të cilin e ka falënderuar për angazhimet.
Pas vizitë në pjesën veriore, ministrja Tahiri është ndalur për kafe edhe në pjesën jugore si dhe ka parë nga afër progresin në zhvillimin e qytetit në saje të angazhimeve të komunës jugore të Mitrovicës të udhëhequr nga kryetari Bahtiri.
Pa ashtu ministrja së bashku me delegacionin ka vizituar edhe fabrikën e kërpudhave, investim ky i vet kryetarit Bahtiri, si një mundësi e mirë e cila ka krijuar vende të reja pune, por edhe perspektivë për zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm pasi që rajoni i Mitrovicës ka nevojë për kujdes edhe më të madh nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë