Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se me modelin e përbërjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës.
Tahiri ka thënë se tri ligjet e sotme në Kuvend e godasin demokracinë dhe zërin e lirë.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Të ndalet shkatërrimi i shtetit
Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë, duke shkaktuar dëme afatgjate për institucionet e pavarura kushtetuese, duke goditur në themel administratën shtetërore, duke krijuar pasiguri juridike dhe duke e lënduar fuqishëm shtetin e së drejtës.
Cilat janë disa nga problemet e tri Ligjeve:
Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës:
Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja. Me këtë model të përbërjes së KPK-së është ka cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës.
Kjo përbërje mundëson ndikim të drejtpërdrejtë politik nga qeveria.
Thjesht, qëllimi është që vendimmarrja dhe ndikimi politik në vendimmarrje të ndodhë përmes anëtarëve, jo prokurorë.
Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM):
Me projektligj ndryshon procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së, duke ia mundësuar VV-së kapjen e institucionit për gati 10 vjet dhe t’i shkarkojë lehtësisht, nëse nuk i binden partisë.
Mediat online po tenton t’i regjistrojë, që të mund t’i dënojë me pare, kur nuk iu pëlqen ndonjë media, dhe kështu t’i mbyllë.
Ligji ka shpik definicione që nuk ekzistojnë (BE-ja ka thënë kështu).
Ligji për Zyrtarët Publikë:
1 mijë e 600 pozita udhëheqëse në Administratën Shtetërore më këtë ligj u rrezikohet siguria juridike.
D.m.th ky ligj, në vend se të bëjë një reformë, e kthen prapa, ose me saktë, e shkatërron administratën tonë shtetërore.
Propozimi i këtij ligji është në kundërshtim me një aktgjykim, që tashmë e ka marrë Gjykata Kushtetuese, është një moment i ri dhe negativ në praktikën e ligjbërjes në Kosovë.
Politizimi dhe ndikimi partiak po shndërrohet në normë që pastaj vështirë se do të mundet të përmirësohet.
Kjo duhet të ndalet, me këto tri Ligje vdes demokracia dhe shteti i së drejtës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Kurti në takimin me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy flet për sulmin terrorist në Banjskë: Milan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

Vritet një polic në Kaçanik

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Kurti në takimin me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy flet për sulmin terrorist në Banjskë: Milan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje