LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Do të gjobiten të gjithë ata ndërtues që nuk sigurojnë punishtet

Tahiri: Do të gjobiten të gjithë ata ndërtues që nuk sigurojnë punishtet

Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se do të dënohen të gjithë ata ndërtues që nuk sigurojnë punishtet e tyre.

Këtë paralajmërim, Tahiri e bëri pas takimit që ai dhe Drejtori i Urbanizmit, Adrian Olluri patën me Shoqatën e Ndërtuesve të Prishtinës. Ai bëri të ditur se tema të diskutimit të sotëm kanë qenë inspektimi i objekteve pa leje.

“Gjatë javës së kaluar ka filluar inspektimi i 13 lëndëve që kanë mbetur. Siguria në vendpunishte është çështja tjetër e rëndësishme. Sot veç e kemi pasur një rast që i është ndaluar puna dikujt, është gjobitur dhe është urdhëruar të rrethojë punishten. Ne paralajmërojmë që do të gjobiten të gjithë ata që nuk i sigurojnë punishtet”, tha ai.


Tahiri tha se për rastet ku nuk është bërë pranimi teknik do të përpilohen.

Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve, tha se kanë kërkuar nga drejtori Adonis Tahiri që të vazhdojë punën me intensitet.

“Nga drejtori morëm zotimin se do të intensifikohet puna në teren. Ne do të jemi shumë bashkëpunues në të mirën e qytetit”, tha ai. Ai tha se me drejtorin e kaluar nuk kanë gjetur bashkëpunim, pasi nuk janë pajtuar në çështje të shumta. Ardian Olluri, tha se janë duke u bërë udhëzimet administrative për ligjin që ka hyrë në fuqi për objektet pa leje, për të rregulluar procedurat./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori