Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se refuzimi i ish-kryeministrit Albin Kurti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, flet vetëm për një fakt: Gatishmërinë e tij për ta rrezikuar jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare, vetëm për teket e pushtetit e tij dhe insinuatat e pashpjegueshme që i ka në kokë.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti në këto rrethana e që duhet të miratohet në Kuvend është asgjë më shumë sesa mobilizim i nivelit më të lartë të të gjithë mekanizmave shtetëror, përfshirë FSK-në, me qëllim të zbatimit të masave për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga pandemia e virusit COVID-19.
“Pra, Kryeministri i shkarkuar e kishte hallin vetëm te pushteti i tij, sepse në maninë e tij, pushteti nuk ndahet me askënd. Këtë masë preventive e gatishmërie për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, ai e interpretoi si puç ndaj tij, ani pse me këtë rast, u dëshmua thellë mosnjohja e plotë nga ana e tij e Kushtetutës, sepse megjithatë përgjegjësitë dhe kompetencat e qeverisë mbeten të njëjta, përjashtimisht aspekteve që lidhen me menaxhimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe masave e veprimeve për të cilat qeveria i subordinohet vendimeve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, tha Tahiri përmes njē deklarate në faqen e tij në Facebook.
Deklarata e plotë e Abelard Tahirit:
Mungesa e largpamësisë politike e Albin Kurtit, e bën atë krye lajm për së mbrapshti në mënyrë konstante. Ish kryeministri e quajti shqyrtimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si një puç ndaj shtetit e qeverisë.
Mirë që puçet fiktive kufizohen në kokën e tij, por dëmi real si kryeministër i një vendi, është mosnjohja e ligjeve dhe normave kushtetuese. Megjithatë kjo si bën aspak përshtypje Albinit, sepse ai kërkon shpjegimin në qëllim e jo në norma.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti në këto rrethana e që duhet të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është asgjë më shumë sesa mobilizim i nivelit më të lartë të të gjithë mekanizmave shtetëror, përfshirë FSK-në, me qëllim të zbatimit të masave për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga pandemia e virusit COVID-19.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, e përshkruajnë qartë rrethanat që mund të çojnë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, procedurat që duhen ndjekur dhe përcaktojnë kufijtë e kompetencave që mund të ushtrohen në këtë rrethanë, përfshirë edhe të drejtat që mund të pezullohen përkohësisht.
Por pavarësisht situatave, sipas normave e praktikave ndërkombëtare, gjendja e jashtëzakonshme i përmbahet parimeve vitale ndër të cilat: përkohshmëria e vendosjes së kësaj gjendjeje, përpjesëtueshmëria e masave të marra për t’iu kundërpërgjigjur seriozitetit të situatës apo krizës dhe ligjshmëria.
Pra gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, respektohen kufijtë e parashikuar nga Kushtetuta dhe instrumentet e së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, ndaj të cilave nuk mund të ketë asnjë shmangie. Përderisa kjo është rrafsh normativ e i rregulluar ligjërisht, fobia e ish kryeministrit është e çrregulluar politikisht.
Refuzimi i tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, flet vetëm për një fakt: Gatishmërinë e tij për ta rrezikuar jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare, vetëm për teket e pushtetit e tij dhe insinuatat e pashpjegueshme që i ka në kokë.
Pra, Kryeministri i shkarkuar e kishte hallin vetëm te pushteti i tij, sepse në maninë e tij, pushteti nuk ndahet me askënd. Këtë masë preventive e gatishmërie për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, ai e interpretoi si puç ndaj tij, ani pse me këtë rast, u dëshmua thellë mosnjohja e plotë nga ana e tij e Kushtetutës, sepse megjithatë përgjegjësitë dhe kompetencat e qeverisë mbeten të njëjta, përjashtimisht aspekteve që lidhen me menaxhimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe masave e veprimeve për të cilat qeveria i subordinohet vendimeve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë