LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Projektbuxheti 2021-i padrejtë për Vushtrrinë

Tahiri: Projektbuxheti 2021-i padrejtë për Vushtrrinë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri deklaroi sot se projektbuxheti për vitin 2021 është i padrejtë për komunën që ai drejton, duke kërkuar kështu që buxheti i shtetit të ndahet barabartë për të gjitha qytetet e Kosovës.

Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se i ka propozuar sot Komisionit për Buxhet dhe Financa pesë amendamente që kanë të bëjnë me projektet në këtë komunë.

“Këto janë projekte jetike për qytetarët e Vushtrrisë, i ftoj deputetët ti përkrahin projektet zhvillimore të qytetarëve të Vushtrrisë, pa dallim partie”, ka shkruar Tahiri, duke shtuar se buxheti i shtetit duhet të ndahet në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e qytetet e Kosovës.


Postimi i plotë:

Projekt buxheti i vitit 2021 është i padrejtë për Vushtrrinë

Për tu ndrequr sado pak kjo padrejtësi ndaj qytetit të Vushtrrisë, unë i kam propozuar sot Komisionit për Buxhet dhe Financa 5 amandamente (të gjitha këto kërkesa me kohë i kemi dërguar por janë injoruar nga ministritë e linjës) me projektet si në vijim:

  1. Zgjerimi i rrugës magjistrale Nedakovc-Vushtrri
  2. Rritja në 1 milion e mjeteve buxhetore për projektin e rregullimit te shtratit të lumit Silnica (sipas Memorandumit të nënshkruar në mes të Komunës dhe MEA)
  3. Përfshirja në Ligjin e Buxhetit të projektit të Unazës së poshtme të Vushtrrisë
  4. Rregullimi i parkut rekreacional “Taraxha”
  5. Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Vushtrrisë: Skoqen, Samadrexhë-Dumnicë, Sllakoc-Kurillovë dhe rrugëve lokale në qytet.

Këto janë projekte jetike për qytetarët e Vushtrrisë, i ftoj deputetët ti përkrahin projektet zhvillimore të qytetarëve të Vushtrrisë, pa dallim partie.

Buxheti i shtetit duhet të jetë i ndarë në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e qytetet e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori