LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Presidentja nuk është për të konstatuar gjendjen, por që të marrë veprime

Tahiri: Presidentja nuk është për të konstatuar gjendjen, por që të marrë veprime

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se është për keqardhje deklarata e presidentes për dialogun.

Sipas tij, para se Vjosa Osmani të konstatojë gjendjen duhet të marrë veprime.

Ai në një konferencë për media ka shtuar se institucionet duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për sigurimin e vaksinës, e jo opozita.


“Është për keqardhje se presidentja e vendit nuk është që të konstatojë gjendjen, por që të marrë veprime. Prandaj, në vend që të konstatojë se atë po e shohim çdo ditë dhe po ndodhin pikërisht edhe për shkak të mos-organizimit dhe mos-efikasitetit të Qeverisë së Kosovës. Në vend që të rri në një vend dhe të konstatojë, i kërkojmë presidentes së vendit që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e saj për sigurimin e kësaj vaksine. Nëse presidentja nuk angazhohet, nga kush tjetër mund të presim, nga opozita?”, ka deklaruar ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme ka theksuar se nuk mund te flasin për dialog me Serbinë, derisa ka vdekje njerëzisht për mungesë vaksinash.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori