LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ndaleni Edi Ramën dhe shpalleni “non grata” djalin e Sorosit!

Tahiri: Ndaleni Edi Ramën dhe shpalleni “non grata” djalin e Sorosit!

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar që Kosova ta shpallë “persona non grata” djalin e Xhorxh Sorosit,  cili sipas saj punoi hapur për shkëmbimin e territoreve të Kosovës. Ajo gjithashtu kërkoi të ndalohen përpjekjet e kryeministrit shqiptar Edi Rrama për “Ballkanin e Hapur”.  

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj takimit të radhës në Beograd të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku do të bisedohet për “Open Balkan”.

“Edi Rama në Beograd, djali i Sorosit pardje në Prishtine… Lojëra të rrezikshme”, ka shkruar Tahiri, përcjell Telegrafi.


“A ka kush ta ndal Ramën dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit që hapur punoi për ‘shkëmbimin e territoreve’”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka pritur në takim përfaqësuesit  e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), zëvendëskryetarin Alexander Soros, gjatë të cilit takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori