Kosova dhe Serbia në dialogun që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, duhet të arrijnë një marrëveshje gjatë vitit të ardhshëm. Në të kundërtën, mund të mbetet konflikt i ngrirë. Kështu thotë analsiti dhe politologu Ramush Tahiri.
“Gjatë vitit të ardhshëm, pra me 2019 të arrihet një marrëveshje ,sepse, ose arrihet një marrëveshje, ose mbetet konflikt i ngirë. Dhe, si konflikt i ngirë nuk është në dobi as të popullit serb, as të popullit shqiptar dhe as të shtetit të Kosovës dhe as të shtetit të Serbisë. Të gjitha pritjet janë që kjo marrëveshje të arrihet” , tha Tahiri.
Ai mendons e secila marrëveshje duhet ta ketë të përfshirë çështjen e kufirit. Në këtë pikë, ai thotë se mund të ketë disa kritere.
“Mund të vendoset që kufiri të jetë i hapur dhe të jetë menaxhimi i integruar i kufijve, mund të vendoset që sërish kufiri të jetë i hapur, por që kufiri administrativ të bartë kufij shtetëror dhe si mundësi e tretë, korrigjimi i kufirit apo ridefinim në bazë të kritereve që përcaktojnë shtetet ose popujt”, tha politologu Tahiri për Radio Kosovën.
Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se “bisedimet” do të prekin Kushtetutën e Kosovës.
“Nuk e dimë qartazi se cilat mund të jenë kompromiset, por ajo cfarë po shihet është se të paktën në këtë proces do të ketë diskutime rreth statusit të komunitetit serb në Kosovë, që kompromiset do të shkojnë përtej pakos së Ahtisarit ,që do prekin Kushtetutën e Kosovës dhe që mund të prekin integritetin territorial të Kosovës”, tha ajo.
Sidoqoftë, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sipas politologut Tahiri, i kapërcen elitat politike dhe është për tu vlerësuar fakti se ka gatishmëri nga udhëheqjet e të dyja vendeve që të bisedojnë.
“Momentalisht qëndrimet mund të jenë të kundërta. Mund të ketë edhe keqinformime e paragjykime meqë ende palët nuk janë ulur të bisedojnë politikisht dhe konkretisht për këtë, thotë Tahiri.
“Unë i abstrahoj mospajtimet politike ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kosovë, por gjithashtu edhe në Serbi sepse krejt shtetet duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të arrijnë një marrëveshje ,aq më parë që kemi angazhimin e Gjermanisë dhe angazhimin e SHBA-ve”, tha ai.
“Kosova po ka pasoja nga kjo gjendje, sepse nuk po mund të integrohet në mekanizmat ndërkombëtar, meqë po pengohet nga Serbia, kurse kjo e fundit për politikën e keqe që po bën ndaj Kosovës, nuk po ka pasoja ndërkombëtare”, tha Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?