LAJMI I FUNDIT:

Tahiri iu kërkon evropianëve të bëjnë presion mbi Serbinë për të pagjeturit

Tahiri iu kërkon evropianëve të bëjnë presion mbi Serbinë për të pagjeturit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, iu është drejtuar me një letër Ministrave të Drejtësisë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, nga të cilët ka kërkuar angazhim konkret në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Në letrën e tij, Tahiri ka shprehur shqetësimin institucional dhe shoqëror për stagnimin e plotë të zbardhjes së fatit të të zhdukurve nga lufta në Kosovë.

“Si Ministër i Drejtësisë, e kam vendosur si prioritetet trajtimin e kësaj çështje gjatë mandatit tim dhe jam plotësisht i gatshëm për të ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale që secili rast i të pagjeturve, pavarësisht përkatësisë etnike të gjejë zgjidhje të shpejtë. Për këtë, jemi duke punuar ngushtë edhe me Misionin Evropian të Sundimit të Ligjit që është duke ndihmuar kapacitetet tona të mjekësisë ligjore. Megjithatë, adresa reale e kësaj çështje është e ditur botërisht. Republika e Serbisë duhet të hapë arkivat e saj dhe të ofrojë informata për secilin rast, në mënyrë që identifikimi dhe gjurmimi i lokacioneve ku mund të jenë eshtrat e viktimave të luftës së fundit, të bëhet sa më shpejt, dhe që ky kapitull i rëndë i historisë sonë të përmbyllet”, ka shkruar Tahiri.


ka theksuar se kjo çështje kërkon zgjidhje përtej politike, sepse prek humanizmin dhe ndërgjegjen kolektive të popujve ndaj njëri-tjetrit. Ai ka kërkuar që kjo temë të ngritët në çdo takim që Ministrat e BE-së kanë me përfaqësuesit e Republikës së Serbisë.

“Me konsideratën më të lartë dhe duke ju ftuar për një reflektim mbi bazat e humanizmit dhe parimeve më të shëndosha mbi të cilat është ngritur civilizimi evropian, kërkoj që këtë temë ta keni në agjendë të bisedimeve me përfaqësuesit dhe diplomatët e Republikës së Serbisë në çdo rrethanë dhe në çdo rast që ju jepet. Vetëm duke zbardhur fatin e të pagjeturve, do të mund të rehabilitohen familjet tona dhe shoqëria jonë në përgjithësi. Unë besoj në vlerat e qytetërimit evropian dhe besoj tek mandati juaj, si institucionalistë të zgjedhur për të shërbyer konform këtyre vlerave”, ka shkruar në letrën e tij ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori