LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ekonomia e vendit para bankroti, Qeveria askund

Tahiri: Ekonomia e vendit para bankroti, Qeveria askund

Shefi i deputetëvë të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit ka thënë se në mungesë të dorës së shtetit, ekonomia e Kosovës është para bankroti.

Njëherit, Tahiri njoftoi se ka kërkuar që në seancën e radhës, ku pritet të diskutohet për ngritjen e çmimeve, të flitet edhe për masat e nevojshme që duhet ndërmarrur nga Qeveria.

Sipas Tahirit, suspendimi i akcizës së naftës për kohë caktuar, ulja e tatimit në produkte bazike, implementimi i Ligjit të Pagave dhe masat për rimëkëmbje ekonomike janë të nevojshme për të lehtësuar krizën që po kalon vendi. Ndërkaq, Tahhiri theksoi se paga minimale duhet të mos kthehet në problem politik, por të jetë një ligj që u mundëson një jetë më të mirë kategorive në sektorin privat dhe veteranëve.


Tutje, sa i përket Trustit, Tahiri ftoi deputetët e shumicës të reflektojnë pasi që tërheqja e kursimeve, do ia lehtësonte qytetarëve sado pak krizën.

Në fund, Tahiri tregoi se AAK ka prezantuar dy amandamente: e para, deri në kategorizim, pensioni i veteranit të jetë i barasvlershëm me pagën minimale; e dyta, që në ligj, paga minimale të jetë 370 euro neto, për shkak se sipas tij, 250 euro nuk është rritje sepse sot nuk ka pagë nën 250 euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vonesat në pagesat e orëve shtesë për policët, Ministria e Financave: Po punojmë për të zgjidhur çështjen

Vonesat në pagesat e orëve shtesë për policët, Ministria e Financave: Po punojmë për të zgjidhur çështjen

Ekonomi
Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Ekonomi
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Kurseni më shumë, festoni më mirë: Në Emona Center zbritje ekskluzive për Fitër Bajram

Kurseni më shumë, festoni më mirë: Në Emona Center zbritje ekskluzive për Fitër Bajram

Ekonomi
Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Ekonomi
Fitër Bajrami në Petrol Company me zbritje deri në -6 Cent për litër!

Fitër Bajrami në Petrol Company me zbritje deri në -6 Cent për litër!

Ekonomi
Kalo në kategori