Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar Projektligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve. Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se ky projektligj sjellë në një dimension të ri përkushtimin e institucioneve, për të siguruar shërbime të mirëfillta ndaj qytetarëve dhe se dërgon një mesazh unik.
“Ne kemi parë dukuri negative kohëve të fundit ,që kanë ndodhur edhe nga kompanitë private siç e kemi pasur rastin e mishit të prishur apo barnave të dala afati, të cilat janë nëpër depot e kompanive private dhe nuk janë sinjalizu nga askush. Duhet të kemi njerëz të ndërgjegjshëm, që t’i sinjalizojnë dhe dukuri tilla negative, që ndodhin brenda bizneseve ku ata punojnë”, tha Tahiri.
Por ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, e cila tha se është vet ministri i Drejtësisë, i cili ka kërkuar nga disa ekspertë evropianë, emrat e disa punonjësve në institucionet e drejtësisë, të cilët ishin intervistuar nga ekspertët në fjalë, e të cilët kanë thënë se sistemi është i korruptuar. .
“T’i drejtohesh ekspertëve evropianë me këto kërkesa, që ata të japin emrat e personave se kë kanë intervistuar, ministri në njëfarë mënyre u ka thënë me jep emrat ta dijë se kush ka thënë që sistemi është i korruptuar. Pastaj ne merremi me ta. Kjo bie në kundërshtim me atë çfarë po diskutojmë sot pra me ligjin e sinjalizuesve dhe kjo është tepër shqetësuese. Punëtorët duhet të mbrohen edhe nëse japin intervista për institucione të BE edhe për ekspert të pavarur evropian të cilët vijnë këtu që ta vlerësojnë dhe analizojnë gjendjen”, tha Pacolli.
Tahiri tha se nuk janë pajtuar me raportin e ekspertëve të BE-së, të cilët vetëm tri ditë kanë qëndruar në Kosovë.
“Sa i përket raportit të cilit po i referoheni vazhdimisht, të atyre tre ekspertëve që për tri ditë e kanë bërë namin në Republikën e Kosovës, ne kemi kërkuar nga KE që të jetë një delegacion që ta vizitojë republikën e Kosovës nga BE, t’i ballafaqojnë argumentet me Këshillin Gjyqësor, Prokurorial, me Ministrinë e Drejtësisë me zyrën e Kryeprokurorit të shtetit dhe Gjykatën Supreme. Kjo për dijeninë tuaj ka ndodhur para një muajve, që janë trajtuar ne i kemi ofruar argumentet tona që qëndrojnë ndryshe dhe kjo për dijeninë tuaj ka ndodhur para një muaji. Para një muaji ne kemi pasur një vizitë nga BE për ato që ne nuk jemi pajtuar me raportin e atyre eksperteve që 3 ditë kanë qëndruar me argumente dhe fakte para një muajve kemi pasur një vizitë nga një delegacion i BE-së ku ka pasur takim dhe me mua si ministër i drejtësisë dhe me institucionet të cila i përmenda, për ato që ne nuk jemi pajtuar me raportin e këtyre ekspertëve që 3 ditë kanë qëndruar në republikën e Kosovës”, tha Tahiri. kp/Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë