LAJMI I FUNDIT:

Tahiri dhe ambasadori gjerman diskutojnë për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Tahiri dhe ambasadori gjerman diskutojnë për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin diskutuan për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë, sfidat, të arriturat dhe orientimet strategjike në këtë sektor.

Ministri Tahiri, e njoftoi Held me prioritetet dhe hapat e ndërmarrë deri më tani, veçmas në proceset që lidhen me rishikimin e legjislacionit penal dhe atë të fushës civile.

Po ashtu, u diskutua edhe për qasjen e re legjislative ndaj fushave prioritare që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, parandalimit të konfliktit të interesit, konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, si dhe ndryshimeve që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave.


Ministri Tahiri shprehu konsideratë të lartë për ndihmën që Gjermania ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë për Republikën e Kosovës gjatë tërë kursit të konsolidimit të shtetit dhe në fushën e sundimit të ligjit në veçanti.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori