LAJMI I FUNDIT:

Tabletët me opsionin e thirrjeve, gjithnjë e më të famshëm

Tabletët me opsionin e thirrjeve, gjithnjë e më të famshëm

Idea e krijimit të tabletëve që mundësojnë thirrje telefonike nuk është edhe shumë e re, mirëpo me sa duket së fundmi po dëshmohet si e famshme. Regjioni i Azisë dhe Pacifikut është vendi ku këta tabletë janë shumë të kërkuar.

Mbase njëra prej arsyeve kryesore është se këta përdorues nuk mund ta përballojnë blerjen e një telefoni dhe një tableti, prandaj kombinimi i tyre është opsioni më i mirë, dhe më i dëshirueshëm.

Sipas të dhënave të reja të IDC-së, shihet se shumë përdorues nga vende të ndryshme të botës mezi i kanë pritur këto lloje të tabletëve.

Më saktë, raporti tremujor i IDC thotë se 13.8 milionë tabletë janë shitur në regjionin e Azisë dhe Pacifikut për tremujorin e dytë të vitit, dhe nga totali i përgjithshëm, 25 për qind e tyre e kanë pasur të integruar edhe opsionin për realizimin e thirrjeve.


Dhe kjo rritje në përqindje arrin deri në 60 për qind, nga krahasimi prej vitit në vit. Në tregje të caktuara, sikurse në Indi dhe Indonezi, kjo përqindje e tabletëve me thirrje merr deri në 50 për qind të tregut të tabletëve që janë shitur në atë vend.

Të gjitha njësitë e tabletëve të shitur në këtë segment janë pajisje të bazuara në sistemin operativ Android, që nuk është aq e çuditshme, duke pasur parasysh se nuk tabletët e iOS apo ata nw Windows nuk e ofrojnë mundësinë për të bërë telefonata. (Telegrafi)