LAJMI I FUNDIT:

Talibanët: Do të shpallim “Emiratet Islamike të Afganistanit”

Talibanët: Do të shpallim “Emiratet Islamike të Afganistanit”

Pas marrjes nën kontroll të plotë të kryeqytetit afgan – Kabulit, talibanët kanë bërë të ditur se do të shpallin “Emiratet Islamike të Afganistanit” dhe atë nga pallati presidencial që sot u mor nën kontroll pas evakuimit dhe largimit të presidentit afgan Ashraf Ghani, i cili u nis për në Taxhikistan.

E po këtë emër e kishin vënë qeveria e talibanëve para se të ndërhynin Shtetet e Bashkuara në Afganistan, pas sulmeve 11 shtatorit në New York dhe Washington DC, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka konfirmuar një zyrtar në kushte anonimiteti duke pretenduar se nuk është i autorizuar të deklarohet publikisht para mediave për këtë.


Në anën tjetër, ambasada amerikane në Kabul ka anuluar të gjitha operacionet dhe u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të strehohen – ku pretendohet se ka pasur të shtëna derisa po transportoheshin me helikopterë e mjete të blinduara në drejtim të aeroportit.

Shumë punonjës e diplomatë të ambasadës kishin mbetur në objekt dhe ushtria ishte detyruar të shkojë për t’i marrë nga frika se mund të sulmohen nga talibanët që kanë marrë nën kontroll shumicën e territorit të Afganistanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori