LAJMI I FUNDIT:

“Ta Pastrojmë Kosovën” vazhdoi edhe në Brezovicë

“Ta Pastrojmë Kosovën” vazhdoi edhe në Brezovicë

Në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”, gjatë ditës së sotme vullnetarë të shumtë kanë marrë pjesë në pastrimin e ambientit edhe në Brezovicë. Me këtë rast u tha se fatkeqësisht shumë qytetarë të Kosovës nuk e kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së ambientit, pasi ai ndikon në mënyrë direkte edhe në shëndetin e njerëzve.

Zyrtari i lartë për demokratizim pranë misionit OSBE, James Lyon , tha se për një ambient të pastër duhet të jenë përgjegjës dhe të bashkëpunojnë të gjithë qytetarët, në mënyrë që njëherësh të ruhen edhe bukuritë që posedon Kosova.


“Sot në të gjithë Kosovën njerëzit kanë dalë janë grumbulluar që të pastrojnë. Kjo është shumë e rëndësishme për arsye se për ata, të cilët jetojnë këtu d.m.th. për ju Kosova është vendi më i bukur në botë. Fatkeqësisht, shumë qytetarë të Kosovës nuk e kuptojnë rëndësinë dhe ata hedhin mbeturina gjithandej. Çfarë dëshirojmë të bëjmë me këtë të ngritim vetëdijen e të gjithë njerëzve komuniteteve për bukurinë që e kanë përreth që të mos ta ndotin,” ka thënë Lyon.

Koordinatori i Organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, shprehu falënderim për të gjithë ata që iu bashkuan aksionit të sotëm, ndërsa potencoi rëndësinë që aksione të ngjashme të jenë më të shpeshta.

“Me të vërtetë sot unë me ekipin që e ka nis këtë iniciativë po na bënë me u ndje shumë mirë dhe shumë krenarë që më në fund dikush e ka kuptuar drejt atë që është “Let’s do it””, ka thënë ai.

Edhe nënkryetari i komunës së Shtërpcës, Beqir Fejzullahu, kërkoi që të ngritet vetëdija e qytetarëve për ruajtjen e ambientit.

“Ne shpresojmë që duhet ta ngrisim vetëdijen e qytetarit, në mënyrë që hapësirat e përbashkëta publike t’i konsiderojmë njëjtë sikur se i konsiderojmë territorin tonë, hapësirën tonë në shtëpi dhe oborr” , tha Fejzullahu. Ndryshe, aksione të ngjashme për pastrimin e ambientit janë ndërmarrë edhe në shumë komuna tjera të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori