Wojciech Szczesny e ka pranuar kalimin te Juventusi dhe ka mbetur tani vetëm që të bindet edhe Arsenali. 

Këtë e konfirmojnë mediat polake ku sipas tyre në ditët e ardhshme do të sqarohet gjithçka.


Szczesny e ka pranuar ofertën e Juves për katër vite me një kontratë prej 4 milionë euro.

Mësohet se Bianconerët tashmë duhet ta bindin vetëm Arsenalin që e ka kartonin e portierit.

Gianluigi Buffon e ka vetëm edhe një vit kontratë dhe pas kësaj do t’i  hapej rruga polakut pas një viti që të mbrojë. /Telegrafi/

telegrafi sport app