Sytliaç i parezistueshëm me shurup pemësh: Ëmbëlsirë të cilën përherë do ta përgatisni!
Sytliaç kështu të ëmbël me siguri nuk e keni provuar Nevojiten: ▪ 200 g oriz, ▪ 3 lugë sheqer, ▪ 250 ml qumësht, ▪ 1 l ujë, ▪ 1 sheqer vaniljeje. Shurupi: ▪ 300 g mjedra, ▪ 150 g sheqer, ▪ 50 ml ujë. Përgatitja:
Orizin lajeni mirë dhe qiteni në 1 l ujë. Zieni në zjarr të qetë, dhe kur të vlojë qitni qumështin, shtoni sheqerin dhe sheqerin e vaniljes. Zieni derisa sytliaçi të vlojë.
Nga 150 g sheqer bëni shurupin me pak ujë dhe shtojani mjedrat që të zbuten mirë.
Në enë qitni një radhë oriz, një radhë pemë, mundeni t’i qitni edhepak lëng nga pemët e zbutura, dhe sërish oriz dhe ujë.
Në fund mbuloni me oriz dhe sipër qitni pemët e zbutura dhe shkundni mirë derisa lëngu të rrjedh anash nëpër skaje të enës.
Lëreni të ftohet dhe pastaj provojeni. Si akullore më të mirë. Është shumë freskues dhe i mirë.
Shijojeni, - transmeton Telegrafi.




























