Sytë nga 'raketa' e Kastriot Imerit - çfarë super goli ka shënuar lojtari shqiptar për Servetten ndaj Zurichut

Kastriot Imeri është treguar vendimtar për fitoren e Servettes në udhëtim te Zurich.
Skuadra e lojtarit shqiptar ishte duke fituar 2-0, mirëpo kundërshtarët i vunë ata nën presion.
Alex Schalk shënoi golin e parë të takimit në minutën e 46-të, duke filluar më pas spektakli i golave.
Por, ajo që ishte më e bukura në këtë përballje, ishte e Imerit që shënoi në minutën e 69-të nga rreth 30 metra në portën e Zurich.
Ai lëshoi një goditje të fuqishme duke lënë pa gjasa portierin e Zurichit.
Golin e vetëm në këtë takim për vendasit e shënoi Marco Schonbachler (85’), por goli i Imerit ishte vendimtar.
Pas javës së 28-të, Servette është në vendin e dytë me 41 pikë, mirëpo Young Boys vazhdon sigurt drejt titullit me 22 pikë diferencë.
Më poshtë keni supergolin e Imerit, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës U21. /Telegrafi/



































