LAJMI I FUNDIT:

Sylejman Selimi shtrihet në spital

Sylejman Selimi shtrihet në spital

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjenerali Sylejman Selimi është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare dhe si pasojë e kësaj nuk dihet nëse mund të merret në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Selimi, i cili po vuan dënim me burg për rastet Drenica 1 dhe 2 në Qendrën Korrektuese të Kosovës, është shtrirë në spital prej tri ditësh në dy periudha.

Është mësuar se ish-komandanti i UÇK-së është shtrirë fillimisht në QKUK para tri ditësh, për të rikthyer një ditë në burg dhe pastaj sërish në QKUK – ku është duke u trajtuar ende, shkruan Insajderi


Portali ka tentuar të marrë konfirmim zyrtar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por kontakti me zëdhënësin për media të këtij institucioni, Shpend Fazliu, ka qenë i pamundur të realizohet sot në mbrëmje. Informata nuk kanë dhënë as zyrtarë të tjerë të QKUK-së.

E si pasojë e problemeve shëndetësore, Selimi nuk dihet nëse do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i kishte dërguar ftesë për intervistim ish-komandantit të UÇK-së në fund të vitit 2018.

Burimet i kanë thënë portalit se Selimi intervistimi i Selimit nuk ishte planifikuar të ndodhë në Hagë, por në Kosovë. Intervistimi i tij ishte planifikuar të bëhej gjatë javës së dytë të janarit, kishin raportuar mediet javën e kaluar.

Selimit, gjatë kohës sa po shërbente si Ambasador në Tiranë, EULEX-i i ngriti aktakuza për krime lufte, në dy rastet e njohura si “Drenica” 1 dhe 2.

Në fund të dy proceseve, ish-Komandanti i Përgjithshëm i FSK-së u dënua më 14 vjet dënim unik, për të dy rastet; për krime lufte ndaj popullatës civile.

Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim rastin “Drenica 1”, rast në të cilin Gjykata e Apelit, Sylejaman Selimit i kishte vërtetur 6 vite burgim për “Tortura ndaj civilëve”.

Ndërkohë, Supremja, në shtator të 2018, për të dytën herë Sylejman Selimit i vërteton dënimin unik prej 7 vite burgim për krime lufte, në Drenica 2.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori