Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të kombinatit “Trepça”, Ardian Syla, ka thënë se që nga pas lufta në Kosovë viti 2018 ka shënuar progres për ndërmarrjen.
Syla tregon se shqetësim kryesor mbetet moszbatimi i Ligjit për këtë ndërmarrje.
“Që nga paslufta mund të them se viti 2018 ka qenë ndër vitet më të rëndësishme në historinë e ndërmarrjes ‘Trepça’, pasi në prill 2018, me vendim të kryeministrit të Kosovës, për herë të parë emërohet bordi mbikëqyrës si organi më i rëndësishëm i ndërmarrjes i paraparë me Ligjin për ‘Trepçën’. Me emërimin e bordit është përçuar sinjal pozitiv nga Qeveria si aksionarja kryesore te të gjithë aktorët e interesuar për ndërmarrjen ‘Trepça’. Përgjatë vitit 2018 bordi ka pritur delegacione ndërkombëtare, ambasadorë të shteteve mike, si dhe palë të ndryshme të interesuara për ndërmarrjen, ndërsa shqetësimi kryesor i të gjitha palëve të interesit përgjatë takimeve ishte mosfunksionalizimi i ndërmarrjes si dhe moszbatimi i Ligjit për ‘Trepçën’”, ka thënë Syla për Epoka e Re.
Kombinati “Trepça” është shpallur eksportues i vitit 2018 nga Oda Ekonomike e Kosovës, që sipas tij, vërtetoi se po punohet, prodhohet dhe eksportohet në këtë ndërmarrje.
“Përkundër kësaj, më duhet të them se gjendja aktuale e kapaciteteve eksploatuese dhe prodhuese në të gjitha njësitë prodhuese nuk është e dëshiruar dhe kjo gjendje është në kuadër të sfidave me të cilat përballemi. Këto sfida po ndikojnë në rënien e prodhimit në të gjitha njësitë prodhuese, si mungesa e fuqisë së re punëtore, teknologjia e vjetruar, mungesa e investimeve kapitale. Pra, këta janë disa prej faktorëve determinues të përkeqësimit të situatës në prodhim. Duhet potencuar se çdo vit përafërsisht pensionohen rreth 60 të punësuar, të cilët deri më tani nuk janë zëvendësuar. Prodhimi i vitit 2018 në minierat me flotacion Stantërg, Artanë dhe Kishnicë është përreth 13 për qind më i ulët në krahasim me vitin 2017. Rënie sistematike e prodhimit është shënuar përgjatë pesë vjetëve të fundit për shkak të faktorëve të cilët u potencuan. Rënia sistematike e prodhimit, mungesa e strukturave menaxhuese, mosdisiplina në punë dhe keqmenaxhimi kanë bërë që detyrimisht ndërmarrja të përfundojë me një bilanc financiar negativ”, ka thënë ai.
Syla ka deklaruar se bazuar në shënimet ende të pakonsoliduara nga menaxhmenti aktual për 11 muaj të vitit 2018, humbja nga afarizmi është mbi 1.3 milion euro. Edhe më shqetësues është fakti mosshlyerja e obligimeve financiare ndër vite për obligimet e rentës minerare, shpenzimit të energjisë elektrike, shpenzimeve të ujit, operatorëve ekonomikë dhe furnitorëve tjerë, që kapin vlerën prej 8 milionë eurosh. Sipas Sylës, kjo shumë financiare vështirëson e rëndon edhe më shumë gjendjen e përgjithshme të ndërmarrjes.
“Përkundër gjithë kësaj, gjendja në eksploatim dhe prodhim ka filluar të shënojë përparim muajt e fundit, kurse presim përmirësim të dukshëm gjatë vitit vijues, pasi ka vazhdimisht përpjekje maksimale të normalizimit të gjendjes në ndërmarrje, por pengesa më e madhe që po na paraqitet është mosregjistrimi i ‘Trepçës’”, ka thënë Syla. /Epoka e Re /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës