LAJMI I FUNDIT:

Sveçla takohet me Komisionerin për Drejtësi të BE-së, flasin mbi prioritetet e Qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar

Sveçla takohet me Komisionerin për Drejtësi të BE-së, flasin mbi prioritetet e Qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zhvilluan sot një takim me Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, Dider Reynders.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në këtë takim ministri Sveçla dhe ministrja Haxhiu diskutuan mbi prioritetet e qeverisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, reformat në drejtësi dhe siguri, vetingun në polici e drejtësi dhe ngritjen e integritetit dhe profesionalizmit.

“Gjatë takimit të dy ministrat, Sveçla dhe Haxhiu e njoftuan Reynders edhe për progresin e arritur në Kosovë”, thuhet në njoftim.


Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve të cilat kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor si dhe për nevojën për bashkëpunimin e afërt dhe profesional me partnerët ndërkombëtar.

Në anën tjetër Komisioneri Reynders shprehu interesim për të diskutuar për reformat dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës, ndër të tjera theksoi rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtësisë së pavarur dhe profesionale si dhe nevojën e një shteti funksional i cili do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori