LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Gjasat që shtetasit afganë të vendosen në Qendrën e Studentëve janë minimale, i kemi disa alternativa tjera

Sveçla: Gjasat që shtetasit afganë të vendosen në Qendrën e Studentëve janë minimale, i kemi disa alternativa tjera

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se gjasat që shtetasit afganë që pritet të strehohen në Kosovë, të vendosen në Qendrën e Studentëve janë minimale.

Sveçla tha se kanë disa mundësi të tjera për transportimin dhe vendosjen  e tyre në disa vende në Kosovë.

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe me përfaqësues të NATO-s. Ka disa alternativa për strehim dhe mënyrën e pritjes edhe Qendra e Studentëve ka qenë një prej alternativave, por që gjasat për të ndodhur janë minimale, Kosova ka kapacitete jashtëzakonisht të vogla për të marr me këtë, por gjasat që shtetasit afgan të vendosen në Qendrën e Studentëve janë minimale”, u shpreh Sveçla.


Ai tha se janë dy kategori që do të strehohen në Kosovë dhe për të dy palët bëhet fjalë për strehim të përkohshëm.

“Janë edhe disa të tjera alternative, që jemi duke i biseduar me partnerët tanë për të parë cila është zgjidhja më e mirë”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori