LAJMI I FUNDIT:

Sutienat përshëndesin turistët në tri gjuhë

Sutienat përshëndesin turistët në tri gjuhë

Dega japoneze e firmës për prodhimin e mbathjeve të brendshme “Triumph” ka prezantuar sutienat të cilët flasin.

Sutienat me ngjyrë të kaltër të mbyllët përshëndesin turistët me fjalinë: “Mirë se erdhët në Japoni”, në tri gjuhë (japoneze, koreane dhe angleze).

Sutienat kanë formë korsete, ndërsa me pulla ndalen ose lëshohen. Në rajonin e barkut kanë një kornizë me fotografitë e vendeve turistike japoneze.

“Sapo është hapur një terminal në aeroportin e Tokios, ndërsa numri i turistëve po rritet. Sutienat i kemi prodhuar me shpresën se numri i turistëve do të rritet në 30 milionë brenda vitit”, tha zëdhënësi i degës së “Triumphit” në Japoni. /Telegrafi/