Susan Sarandon është gati të gjejë dashurinë e jetës.
Aktorja 74 vjeçare së fundmi ka qenë pjesë e “Divorced Not Dead”, gjersa ka folur për dashurinë dhe marrëdhëniet.
Kur u pyet se çfarë po kërkon tek një partner këto ditë, ylli i “Thelma&Louise” tha se ka vetëm një tipar specifik në mendje: një vaksinim kundër coronavirusit.
“Dikush që është vaksinuar për COVID-19”, shpjegoi Sarandon për revistën People. “Nuk më intereson nëse është një burrë apo grua. Dua të them, unë jam e hapur për të gjitha moshat, me të gjitha ngjyrat. Dhe ato për mua, ato gjëra janë thjesht detaje”.
“Por ajo që më intereson është dikush që dëshiron të jetë aventuresk”, shtoi ajo.
Duke lënë shakatë mënjanë, fituesja e ‘Oscar’ vazhdoi se nuk po kërkon të krijojë familje, pasi tashmë ka katër fëmijë të rritur.
Me regjisorin Franco Amurri, ajo ndan vajzën 35 vjeçare Eva dhe djemtë: Jack Henry, 31 vjeç dhe Miles, 28 vjeç me aktorin Tim Robbins.
Në anën tjetër, ylli i “Feud: Bette and Joan” tha se po shijon jetën e vetme.
Lidhja e fundit e Susan ishte me regjisorin Jonathan Bricklin, të cilët kanë qenë duke u takuar në periudhën 2010-2015. /Telegrafi/