LAJMI I FUNDIT:

Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Publicisti Veton Surroi e ka cilësuar të gabuar, në kohë të gabuar dhe me përmbajtje të gabuar, letrën që ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, drejtuar Këshillit të Evropës, pak para Komitetit të Ministrave të Jashtëm, me zotimin se së shpejti Kosova do ta bëjë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Surroi ka thënë se letra e dërguar nga MPJ-ja ka pasur shkarje të mëdha që nga adresimi tek kush është dërguar deri te formulimet, e deri te mënyra, koha, do të thotë ka qenë letra e gabuar në kohë të gabuar me përmbajtje të gabuar.

“Po them e gabuar. Nuk është dashur të ndodhë. Akt që ka ndodhur dhe tash i ka reperkusionet e veta. Ato kanë të bëjnë me perceptimin që kanë palët ndaj veprimeve që i bën Kosova. Tash duhet të merremi edhe me perceptimet për këto veprime. Ky problem nuk zhduket nga vetvetja”, ka thënë ai.


Sipas tij, forma më e duhur ka qenë që presidentja ta çonte draftin e propozuar nga Bashkimi Evropian në Kushtetuese si përgjigje ndaj veprimeve për zbatim apo jo të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

“Brenda Rregullores së Gjykatës Kushtetuese ekziston një detyrim që palët t’i përgjigjen gjykatës mbi zbatueshmërinë e vendimeve. Meqenëse vendimi i 2015-s nuk është zbatuar e deri tash ka pasur proces negociator, ka ekzistuar forma e atillë e korrespodencës që do ta fuste brenda një kanali zyrtar komunikimin lidhur me këtë çështje. Kjo do të nënkuptonte që Gjykata të vlerësonte a është apo jo në përputhje me aktgjykimin e 2015-s. Mendova se kjo ishte forma më e mirë e s’është vetëm mendimi im personal, por jam konsultuar edhe me sfera të tjera, përfshirë ato diplomatike. Po të ndërmerrej ky veprim besoj se sot do të ishim anëtar të KiE-së”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së të enjten, transmeton Koha.net

Surroi ka shtuar se zhvillimet janë dramatike dhe se ajo që duhet të kuptohet është se drafti i Asociacionit nuk është shkëputur prej një procesi tjetër, por është në procesin negociator mes Kosovës dhe Serbisë.

“Emërtuesi i përbashkët i procesit negociator është që Serbia ta trajtojë Kosovën si tërësi të barabartë ndaj vetvetes. Ta trajtoj si shtet që ndonëse në perceptimin e vet nuk është i pavarur, është sovran, funksional, përfshin tërë territorin e vet dhe kjo nuk ka ndodhur. Kjo nuk i heq nga tavolina obligimet që i ka Kosova ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Çështja e draftstatutit të Asociacionit trajtohet karshi Serbisë, relacionit tonë me të, relacionit tonë me bashkësinë ndërkombëtare dhe karshi funksionalitetit të shtetit tonë sepse draftstatuti i Asociacionit i implementuar kështu siç është do të krijonte disbalancë kushtetuese brenda sistemit tonë dhe kjo nënkupton një analizë të hollësishme se çka janë ato të drejta që duhet të nivelizohen”, ka thënë ai.

Surroi ka deklaruar se çështja e Asociacionit është kushtëzuese. Sipas tij, kjo pikë është pjesë e një marrëveshjeje që duhet të zbatohet në tërësi.

“Tërësia nënkupton që Kosova e Serbia të jenë dy shtete të barabarta që vendosin marrëdhënie normale mes vete. Kjo është pakoja. Brenda pakos ekziston një drafstatut që thotë se Kosova duhet pos të drejtave që i ka të garantuara me kushtetutë të krijojë strukturë shtesë për të drejtat suplementare për komunitetin serb. Drafti si i tillë s’do të thotë formulim juridik-kushtetues. Nënkupton propozim politik që duhet të trajtohet brenda sistemit politik, juridik, kushtetues të Kosovës. Sistemi politik nënkupton debat parlamentar mes partive politike, ai kushtetues nënkupton Gjykatën Kushtetuese. Trajtimi juridik nënkupton ndryshimin eventual të ligjeve, gjegjësisht Kushtetutës”, ka thënë ai. “Janë tri shtylla. Pra nuk ekziston një automatizëm mes draftit dhe implementimit. Janë tri shtylla të tjera të trajtimit të këtij problemi apo iniciative, por kjo si e tillë mund të trajtohet, zhvillohet vetëm në rastin e ekzistimit të marrëdhënieve të barabarta mes Kosovës dhe Serbisë”.

Surroi ka deklaruar se vazhdimisht një nga problemet më të mëdha socio-kulturore të Jugosllavisë socialiste dhe Serbisë ka qenë perceptimi i shqiptarit vetëm si profesion.

Javë më parë, kryediplomatja Donika Gërvalla i ka dërguar letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Theodoros Rousopoulos, ku thuhej se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Sipas letrës së Gërvallës, Qeveria po punon në një draftstatut të frymëzuar nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori