Nga Sydney i Australisë vjen një video që shfaq një ngjarje të pazakontë.

Një “surfist” i cili përplaset me një balenë të vogël, transmeton Telegrafi.


Jason Breen, 55-vjeç, po kënaqej në dallgë, kur befasisht shfaqet një balenë e vogël.

Ai u përplas me të dhe përfundoi në ujë. E sikur kjo të mos mjaftonte, balena e tërhoqi në thellë.

Megjithatë ai arriti të dalë në sipërfaqe dhe të notojë deri në plazh.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka pësuar ndonjë lëndim, dhe se nuk e ka ndërmend të ndalet duke bërë “surf”. /Telegrafi/