Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshme dhe e ka shfuqizuar Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për themelimin dhe funksionalizimin e Koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.

Supremja njofton se ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve.


"Shpallet e paligjshme dhe shfuqizohet Rregullorja nr.04/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, e datës 30.04.2025, nr. prot.824/2025, dhe datë 05.05.2025

“Ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve, dhe detyrohet i padituri Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me seli në Prishtinë, që të njëjtin ta publikojë në mënyrë të njëjtë sikurse të miratimit të saj”, thuhet në vendimin e Supremes.

Vendimi i plotë këtu. /Telegrafi/