LAJMI I FUNDIT:

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave, hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave, hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Gjykata Supreme ka publikuar 43 vendimet pas ankesave që aty kishin dërguar subjekte politike e kandidatë për deputetë, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

njoftimin e tyre për media thuhet se nga 43 ankesat sa i shqyrtuan, 20 ankesa janë refuzuar, 11 janë hedhur si të palejuara, 9 prej tyre janë pranuar dhe 3 ankesa janë pranuar pjesërisht.

I fundit vendim i tyre, për të cilin ishin në pritje të vendimmarrjes KQZ-ja, ishte ai PDAK-LPB-së  e cila u refuzua nga Supremja si e pathemeltë.


Ankesa e tyre ishte kundër vendimit të PZAP-së e që kishte të bënte ndaj rezultateve të QNR-së për votat e diasporës me postë.

Përfundimi i shpalljes së të gjitha vendimeve nga Gjykata Supreme i hapë rrugë KQZ-së që të dal me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 9 shkurt.