LAJMI I FUNDIT:

Super kompjuteri parashikon ndeshjen mes Kroacisë dhe Marokut

Super kompjuteri parashikon ndeshjen mes Kroacisë dhe Marokut

Disa mendojnë se ndeshja për vendin e tretë në Kampionatin Botëror është pak më shumë se një ndeshje ekspoze, veçanërisht në krahasim me finalen në të cilën Lionel Messi dhe Kylian Mbappe do të shkojnë kundër njëri-tjetrit në duelin midis Argjentinës dhe Francës.

Për Kroacinë dhe Marokun, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët, ajo ka një rëndësi të madhe, thekson The Analyst në njoftimin e ndeshjes për medaljen e bronztë.

Në të njëjtin tekst shprehen të dhënat e nxjerra nga super kompjuteri që vlerëson shanset e skuadrave përballë njëra-tjetrës për medaljen e bronztë.


Sipas tij, ka një avantazh të lehtë për kombëtaren kroate, por shanset janë rritur edhe për Marokun, nëse krahasohen përqindjet para fazës së grupeve të dyja ekipeve.

Kroacia dhe Maroku luajtën 0:0 në duelin e Grupit F. Në atë kohë, super kompjuteri i dha Marokut një shans 24.8 për qind për të fituar.

Tani kjo përqindje është 30.9 për qind. Kroacia është ende në krye dhe shanset e saj për të fituar medaljen e bronztë janë 43.1 për qind. Përqindja që ndeshja do të përfundojë pa fitues është 26 për qind.

Nuk ka ndodhur që ndeshja për vendin e tretë të vendoset me gjuajtjet nga pika e bardhë. Janë luajtur 19 ndeshje të tilla, vetëm një ka shkuar në kohën shtesë. Ishte viti 1986, dhe Franca mundi Belgjikën 4:2.

Formacionet e mundshme:

Kroacia: Livakovic, Sosa, Gvardiol, Lovren, Juranovic, Kovacic, Brozovic, Modric, Vlasic, Majer, Petkovic.

Maroku: Bono, Hakimi, Dari, Yamiq, Mazraoui, Ezzalzoui, Amrabat, Ounahi, Boufal, Ziyech, En-Nesyeri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori