LAJMI I FUNDIT:

Supë franceze me qepë: Një ndër racionet më të shëndetshme!

Supë franceze me qepë: Një ndër racionet më të shëndetshme!

Kjo supë me shije të jashtëzakonshme do të bëhet gjellë e preferuar në shtëpinë tuaj

Përbërësit:

– ¼ e filxhanit gjalpë të pakripur;
– 6 degë të vogla trumze të freskëta (bën edhe temjan të thatë);
– 1 fletë dafine;
– 2 kilogramë qepë (të prera vertikalisht);
– 1 lugë sheqer;
– 6 filxhanë ujë mishi të pakripur të viçit (uji në të cilin është zier mishi i viçit);
– 2 lugë uthull vere;
– 1 lugë e vogël kripë;
– 1 lugë piper i zi i bluar;
– 14 feta bukë baget;
– 100 gramë djathë të fortë.


Përgatitja:

Në fund të tenxheres së madhe qitni gjalpin, trumzën, fletën e dafinës dhe shtoni qepën e grirë. Qitni të gjithave sipër sheqer.

Mbuloni me kapak dhe lërini të gjitha të marrin ngjyrë karameleje.

Kur të shihni që qepa ka marrë ngjyrën e çokollatës, hiqni trumzën dhe fletën e dafinës. Pastaj shtoni ujin e mishit, uthullën, kripën dhe piperin.

Zieni rreth gjysmë ore në temperaturë të lartë. Nxehni furrën në 250 gradë Celsius.

Bëni tost fetat e bukës baget.

Në enë rezistuese ndaj zjarrit qitni supën dhe sipër qitni 2 feta buke baget dhe 2 feta djathi të fortë.

Të gjitha këto futni në furrë dhe piqni derisa djathi të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të gështenjtë. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Recetë origjinale për hallvë liri: Ëmbëlsirë për të gjitha kohërat!

Recetë origjinale për hallvë liri: Ëmbëlsirë për të gjitha kohërat!

Ëmbëlsirë
Kalo në kategori