Do të forconi mbrojtjen e trupit, do t’i kontribuoni humbjes së peshës trupore dhe pastrimit të trupit!

Supa shpëtimtare do të ndikojë edhe në sistemin e tretjes, do të rrisë rezistencën ndaj stresit, do të sigurojë efekte anti-inflamatore dhe anti-oksidative! - transmeton Telegrafi.


Përbërësit e nevojshëm: - 1 filxhan bizele të gjelbra të ziera, - 2 grushte spinaq, - 1 degë të madhe selinoje, - 1 grusht majdanoz, - 1 grusht të vogël koriandër të freskët, - 1 thelb hudhre, - 3 gota ujë (nga 2 dl) – 2 lugë të vogla vaj kokosi. Mënyra e përgatitjes:

Qitni shtatë përbërësit e përmendur në mikser (bizelen, spinaqin, selinon, majdanozin, koriandrën, hudhrën, vajin e kokosit) dhe përzieni.

Pastaj kësaj përzierjeje shtoni 3 litra ujë dhe përzieni derisa të krijohet strukturë krematoze.

Kalojeni në një enë të madhësisë mesatare, ngrohni sipas dëshirës, por mos i zieni.

Provoni dhe përshtatjani shijes duke i shtuar sasi të vogël kripe.

Shërbeni, zbukurojeni dhe kënaquni! /Telegrafi/