Supa nga panxhari i kuq
Racion i cili përmirëson pasqyrën e gjakut dhe imunitetin e fëmijëve, ushqen gjithë organizmin!
Përbërësit:
- 3 panxharë të kuq të madhësisë mesatare, - 1 patate të madhësisë mesatare, - 1 karotë, - 1 presh apo qepë, sipas dëshirës pak supë pule, - ¼ e hudhrës pluhur, - kripë sipas shijes, - 1 lugë të vogël piper të bardhë, - vaj ulliri, sipas nevojës, - pak ajkë të thartë për shërbim.
Përgatitja:
Preshin apo qepën lani mirë, pastroni dhe grini. Karotën lajeni, pastrojeni dhe grijeni në rende. Në tigan të nxehtë qitni pak vaj ulliri dhe fërgoni preshin dhe karotën.
Panxharin e kuq dhe pataten lani mirë dhe qitni të zihen me lëvore. Të ziera qëroni dhe pritni në kube, shtoni preshin dhe karotën dhe t gjitha përzieni dhe qitni në blender.
Shtoni hudhrën pluhur, piperin, kripën dhe supën e hollë të pulës aq sa dëshironi të jetë e dendur/e hollë.
Të gjitha përzieni dhe shërbeni me ajkë të thartë.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.






























