LAJMI I FUNDIT:

Suns triumfojnë ndaj Warriors, fitoren marrin edhe Dallas dhe Milwaukee

Suns triumfojnë ndaj Warriors, fitoren marrin edhe Dallas dhe Milwaukee

Në elitën e basketbollit amerikan NBA u luajtën pesë ndeshje dhe Phoenix Suns mposhti Golden State Warriors 113:105 në derbin e mbrëmjes.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, ku në fundit vendasit triumfuan  me rezultat 113:105 dhe më i miri në parket ishte Devin Booker me 27 pikë, nëntë asistime dhe tre kërcime.

I shkëlqyer ishte edhe Kevin Durant me 21 pikë, 10 kërcime dhe tre asistime.


Luka Doncic nuk ishte në parket, por Dallasi i tij ka arritur fitore edhe pa yllin slloven duke mposhtur Utah Jazz me 12 pikë diferencë 106:94.

Kyrie Irving me 30 pikë, nëntë asistime dhe shtatë kërcime ishte më i miri te Mavericks.

Giannis Antetokounmpo pati një paraqitje fenomenale, duke shënuar një triple-double të pabesueshëm në fitoren e Milwaukee ndaj Washingtonit (124:114). Greku shënoi 42 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori