Rufki Suma edhe njëherë do ta sfidojë veten për kryetar të Hanit të Elezit.

Ai konfirmoi për KosovaPress se ka kandiduar për kryetar si i pavarur që edhe njëherë ta marr udhëheqjen e kësaj qyteze.


“Po kam dërguar kandidaturën time për kryetar, tash po pres certifikimin nga KQZ-ja”, tha Suma për KosovaPress.

Rufki Suma që dy mandate është kryetar i Hanit të Elezit. Në vitin 2009 ai ka marrë shumicën e votave të qytetarëve të Hanit të Elezit, duke pasur përballë kandidatë të të gjitha partive politike.

Suma doli fitues edhe në vitin 2013 ku i fitoi zgjedhjet për kryetar.

Suma ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe TMK-së