Site icon Telegrafi

Sulmuesi shqiptar Berat Sadik pasi e sundoi Qipron, gati aventura e re në Spanjë

Sulmuesi shqiptar nga Shkupi, Berat Sadik, duket së është gati për një aventurë të re.

Ai për një vit e gjysmë sa ishte pjesë e klubit qipriot Doxa Katokopias, ka zhvilluar 42 ndeshje, ku ka shënuar 30 gola.

Aktualisht në këtë edicion është top-shënues me 12 gola në Superligën e Qipros.

12 gola këtë sezon ai i ka shënuar në 944 minuta (një gol në çdo 79 minuta).

Forma e tij e mirë ka bërë që ta tërheq vëmendjen e disa skuadra, veçanërisht asaj të Gimnastic. Transferimi pritet të zyrtarizohet brenda javës, pasi ai është lënë i lirë nga klubi i tij Doxa.

Gimnastic që është në vendin e fundit në Secunda Division kërkon sulmues që shënon për të shpëtuar dhe këtë e ka parë te Sadik.

Berat Sadik si pjesë e Finlandës . (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)

Lojtari ka bërë karrierë në gjashtë kampionatet e ndryshime me klube si: KuPS, FC Lahti, Arminia Bielefeld, Zulte Ëaregem, HJK, Thun, Krylia Sovetov dhe Doxa Katokopias.

Berat Sadik te FC Thun . (Photo by Alain Grosclaude/EuroFootball/Getty Images)

Ai ka luajtur edhe për kombëtaren e Finlandës. /Telegrafi/

Exit mobile version