LAJMI I FUNDIT:

Sulmon familjen në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Sulmon familjen në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një person në gjendje të krizës mendore-psikike për motive të panjohura kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 02:20, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport i dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarët policorë.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, i cili në gjendje të krizës mendore-psikike për motive të panjohura kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij. I dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. I dyshuari për shkak të agresivitetit me autoambulancë në përcjellje të njësitit policor është dërguar në QKUK-në repartin psikiatrik për trajtim mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/