Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar një person tjetër në vendin e tij të punës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:35 në rrugën “Fadil Ferati”, në Istog.


Tutje në raport bëhet e ditur se nuk raportohet për lëndime.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që kanë sulmuar viktimën mashkull  kosovar  në vendin e tij të punës. Nuk raportohet për lëndime”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/