LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi një grua në fytyrë dhe e alivanosi për ta grabitur – ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prizren 

Sulmoi një grua në fytyrë dhe e alivanosi për ta grabitur – ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prizren 

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Sipas aktakuzës, më datë 10.06.2024, në orën 23:24 në Rr. ‘’Zara’’ në Prizren, me përdorim të forcës, sulmon jetën apo trupin e personit tjetër duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme.

“Derisa viktima F.K., ishte duke ecur përgjatë rrugës në fjalë, i njëjti në mënyrë dinake i vihet nga pas dhe në mënyrë jashtëzakonisht të dhunshme e godet viktimën me grusht në anën e djathtë të kokës – fytyrës së saj, e cila menjëherë mbetet pa ndjenja – e alivanosur në tokë, me ç’rast i njëjti shfrytëzon momentin e volitshëm ashtu që përvetëson telefonin dhe çantën e saj dhe largohet në shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar viktimës F.K., dëm pasuror dhe lëndime të lehta trupore – të konstatuara sipas akt-ekspertimit mjeko-ligjor”, thuhet në njoftim.


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori