Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor  derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 13:30.


Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/