LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi fizikisht njerkën e saj, policia arreston të miturën

Sulmoi fizikisht njerkën e saj, policia arreston të miturën
Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në fshatin Drenoc të Prishtinës.

Siç ka njoftuar policia, një vajzë e mitur ka sulmuar njerkën e saj, e cila ka pësuar lëndime.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi ajo kishte sulmuar njerkën e saj. Viktima ka pësuar lëndime, por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia./Telegrafi/