Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se sot në orët e paradites është sulmuar një person me thikë.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi Avni Zahiti.


“Sot, rreth orës 10:10, është raportuar se në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjeti të mprehtë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin”, tha ai. /Telegrafi/