Mbas sulmeve të hakerave në kompjuterin e parlamentit gjerman fshihet një shërbim sekret rus. Ekzistojnë një sërë dëshmish që tregojnë se strategët e Kremlinit e kanë Gjermaninë në fokus.
Rasti është bërë i njohur që në muajin dhjetor, njofton Agjencia gjermane e Lajmeve ‘DPA’, përcjell DW. Virusi ka depërtuar në sistem dhe hakerët kanë vjedhur të dhëna. Sulmi është kuptuar nga Shërbimi Sekret gjerman që në muajin dhjetor. Sulmi është zhvilluar prej një kohe të gjatë, mbase prej një viti. Mbas shkurtimeve ‘APT28’ ekspertët e kompjuterëve supozojnë se merr pjesë edhe qendra qeveritare ruse. Edhe sulmi mbi parlamentin gjerman në vitin 2015 ka pasur të bëjë me këtë grup, thonë ekspertët.
Ministria e Brendshme gjermane e konfirmoi rastin dhe bëri të ditur se Enti Federal për Sigurinë në teknikën e informacionit (BSI) dhe shërbimi sekret gjerman kanë hetuar një rast të prekjes së sigurisë në teknologjinë e informacionit që kanë prekur teknikën dhe rrjetin federal”. Njerëzit përgjegjës në zyrat përkatëse janë informuar dhe “janë marrë masat e duhura për sqarimin dhe mbrojtjen”, tha një zëdhënës. “Brenda administratës federale sulmi u izolua dhe u vendos nën kontroll”, tha ai më tej.
BSI vendosi sistemin mbrojtës për federatën dhe për qendrat e paprekura nga sulmi. Por deri tani nuk ka pasur qendra të prekura jashtë administratës federale. Për rastin po punohet “me prioritet të lartë” dhe me burime të konsiderueshme. Sipas informacioneve të gazetës “Süddeutschen Zeitung” një sulm ka pasur edhe në Ministrinë e Jashtme gjermane.
Me sulmin e hakerave është infiltruar rrjeti i të dhënave të administratës federale, Lidhja Informative Berlin- Bon (IVBB), thuhet në rrethet e sigurisë. Që prej dhjetorit autoritetet po mundohen të gjejnë sa thellë janë futur hakerët në rrjetin e qeverisë. Nëse është prekur i gjithë sistemi i të dhënave të federatës, atëherë ky do kishte qenë një shkatërrim i madh, thotë një ekspert i sigurisë. Krahas BSI dhe mbrojtjes nga spiunazhi në Entin Federal të Mbrojtjes së Kushtetutës (BfV) është lidhur me rastin edhe Shërbimi Sekret. Linja Informative Berlin – Bon është një platformë komunikacioni e administratës federale e mbrojtur nga sulmet në rrjet. Përdorues të saj janë Kancelaria dhe ministritë federale, Enti federal i kontrollit si dhe autoritetet e sigurisë në Berlin. Bon dhe në qendra të tjera, por edhe Parlamenti dhe Këshilli Federal.
Ndërtimi i kësaj linje, e cila është e ndarë nga rrjetet publike për të rritur sigurinë. Dëshmitë tregojnë se sulmi mbi të nga “APT28” ka të bëjë me një grup hakerash të drejtuara nga shteti rus, megjithëse në raste të tilla është i vështirë verifikimi. Shenjat tregojnë një gjë të tillë. Kështu për shembull ka pasur sulme të mëparshme nga “APT28” kundër NATO-së si dhe qendrave qeveritare e gazetarëve nga Evropa Lindore dhe Kakukazi, objektiva atraktive të qendrave ruse të shërbimit sekret. Shkurtimi APT do të thotë Advanced Persistent Threat (kërcënimi i vazhdueshëm dhe i avancuar).
Në sulmin ndaj parlamentit gjerman në maj 2015, u vunë re aktivitete të dyshimta në rrjetin e kompjuterëve të parlamentit. Hakerat kishin arritur të siguronin një infiltrim aq të madh, saqë e gjithë teknologjia e informacionit të parlamentit duhet të ndërrohej. Supozohet se hakerët kanë qenë po ashtu “APT28”. Para zgjedhjeve parlamentare politikanë dhe punonjës të shërbimit sekret folën për rrezikun se të dhëna të besueshme të marra nga hakerët nga parlamenti mund të përdoreshin në fushatën elektorale duke u prezantuar në platforma si Wikileaks. Por nuk ndodhi ndonjë valë publikimesh për manipulimin e zgjedhjeve. Rrjeti i të dhënave të Federatës është shumë më i mbrojtur nga sulmet e hakerëve se sa rrjeti i parlamentit.
Qeveria federale gjermane regjistron sipas të dhënave të veta rreth 20 sulme shumë të specializuara hakerash në ditë në kompjuterin e vet. Një sulm në javë e ka origjinën nga një shërbim sekret. Po ashtu ka të dhëna se spiunë rus përpiqen të rekrutojnë punonjës të zyrave të parlamentarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët iu vërsulën me 30 autoblinda trupave ukrainase në Kursk, ata arritën dhjetë sosh t’i shkatërrojnë – pamje nga beteja
Ish-kryeministri britanik paralajmëron se trupat britanike mund të dërgohen në Ukrainë nëse e humb mbështetjen e SHBA-ve
Trump kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë për t'u takuar me Biden
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi
SHBA hap bazën e raketave në Poloni - zbulohen detaje rreth saj
Tajlandezja ndërtoi një qeli në shtëpi për të mbrojtur veten nga djali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit