LAJMI I FUNDIT:

Sulmi terrorist në veri temë diskutimi në takimin e ministrit Maqedonci me homologun letonez

Sulmi terrorist në veri temë diskutimi në takimin e ministrit Maqedonci me homologun letonez

Ministri i i Mbrojtjes nga Letonia, Andris Spruds, është njoftuar nga afër me zhvillimet rreth situatës në veri, pas sulmit terrorist të 29 nëntorit ku u sulmua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Më zhvillimet në këtë pjesë të vendit e njoftoi nikoqiri i takimit, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, që sot homologun nga Letonia e priti me ceremoni të lartë shtetërore.

“Ministri Maqedonci e njoftoi homologun e tij rreth gjendjes në veri të vendit, pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin Potokut, si dhe rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, si shteti i vetëm që vazhdon të ruajë lidhje të afërta me Rusinë”, thuhet në njoftim.


Bëhet e ditur se të dy ministrat theksuan dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, mbrojtjes totale, bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga sistemet autokratike.

Maqedonci e ka falënderuar homologun e tij për mbështetjen që Letonia i ka ofruar Republikës së Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vizita e ministrit Sprūds shënon një hap tjetër të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Letonisë, duke reflektuar angazhimin e ndërsjellë për sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Edhe ministri letonez ka folur për takimin që e pati me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës në Prishtinë.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se Letonia është fuqimisht e përkushtuar për të marrë pjesë në NATO operacionet në Kosovë.

“Gjatë vizitës sime sot tek trupat e Letonisë, pata një takim produktiv me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci”.

“Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon gjatë këtyre kohërave të trazuara mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, ka thënë Spruds. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori