LAJMI I FUNDIT:

Sulmi i SHBA-ve dhe aleatëve të saj ndaj Sirisë – krejt çfarë ka ndodhur deri më tani (Foto/Video)

Sulmi i SHBA-ve dhe aleatëve të saj ndaj Sirisë – krejt çfarë ka ndodhur deri më tani (Foto/Video)
Damascus sky lights up with service to air missile fire as the U.S. launches an attack on Syria targeting different parts of the Syrian capital Damascus, Syria, early Saturday, April 14, 2018. Syria's capital has been rocked by loud explosions that lit up the sky with heavy smoke as U.S. President Donald Trump announced airstrikes in retaliation for the country's alleged use of chemical weapons. (AP Photo/Hassan Ammar)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka miratuar sulmet ushtarake kundër Sirisë, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Siç edhe është raportuar më herët, sulmet janë në përgjigje të incidentit të dyshuar kimik, që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin sirian, Duma.


“Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është tani në zhvillim e sipër”, tha Trump në fjalimin drejtuar kombit.

SHBA dhe aleatët nisin sulmet në Siri (Video)
Lexo po ashtu SHBA dhe aleatët nisin sulmet në Siri (Video)

Ndërkohë agjencitë e lajmeve kanë njoftuar se disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në kohën që presidenti Trump njoftoi fillimin e goditjes ushtarake.

Presidenti Trump veçoi mbështetësit kryesorë të Sirisë, Rusinë dhe Iranin, që nuk e ndaluan regimin sirian të përdorte armë kimike.

“Sulmet e ditëve të fundit nga Asadi dhe reagimi ynë i sotëm, është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të Rusisë për të vepruar”, tha presidentit Trump.

Ndërkohë, pas fillimit të sulmeve kishin ardhur edhe reagime të ndryshme.

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, ka paralajmëruar se sulmet e Shteteve të Bashkuara mbi Sirinë “nuk do të mbeten pa pasoja”.

“Të gjitha përgjegjësitë për ta qëndrojnë në Uashington, Londër dhe Paris”, ka thënë ai në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një reagim ka ardhur edhe nga NATO.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbështetur aksionin ushtarak në Siri, të ndërmarrë nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe.

Përmes një komunikatë dërguar mediave, aleanca veri-atlantike ka shprehur qëndrimin se ky veprim do të zvogëlojë mundësinë e regjimit për sulme të tjera kimike mbi sirianët.

Pamje që tregojnë sulmin me raketa të SHBA-ve ndaj Sirisë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë sulmin me raketa të SHBA-ve ndaj Sirisë (Foto/Video)

Ndërkaq kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një deklaratë drejtuar popullit të saj tregoi se si ua kishte dhënë urdhrin Forcave Britanike për sulm, për t’i dhënë fund përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Bashar Al Asad.

May pohoi se e kishte marrë këtë veprim ushtarak për shkak se konsideron se mbron të drejtat kombëtare të britanikëve, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë alternativë tjetër.

Ndërkohë televizioni shtetëror sirian e ka përshkruar sulmin nga SHBA-të dhe aleatët e saj si një ‘shkelje flagrante’ e së drejtës ndërkombëtare.

Televizioni shtetëror i Sirisë: Mbrojtja ajrore siriane “rrëzuan 13 raketa amerikane” (Video)
Lexo po ashtu Televizioni shtetëror i Sirisë: Mbrojtja ajrore siriane “rrëzuan 13 raketa amerikane” (Video)

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj realizuan deri në 120 sulme ajrore në Siri në një ‘të shtënë të një kohë’ që Pentagoni tha se ndodhi pas provave bindëse se presidenti sirian Bashar al-Assad ishte përgjegjës për një sulm të armëve kimike duke përdorur të paktën gazin e klorit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe gjenerali detar Joseph Dunford thanë se tre objekte kryesore të armëve kimike u vunë në shënjestër nga raketat nga deti dhe nga avionët.

Parisi publikon videon ku shihen aeroplanët ushtarakë duke u nisur për të bombarduar Sirinë (Video)
Lexo po ashtu Parisi publikon videon ku shihen aeroplanët ushtarakë duke u nisur për të bombarduar Sirinë (Video)

Megjithatë, po sipas medieve të huaja, Pentagoni nuk mundi të konfirmojë sa raketa kanë goditur objektivat e tyre.

Ndërkohë televizioni shtetëror sirian pretendon se mbrojtjet ajrore të Sirisë rrëzuan 13 raketa amerikane.

Një reagim karakteristikë ka ardhur nga presidenca siriane.

Presidenti Assad arrin në punë pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA-të në Siri (Video)
Lexo po ashtu Presidenti Assad arrin në punë pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA-të në Siri (Video)

Ky institucion ka postuar një video në Twitter e cila thuhet se tregon presidentin Bashar al-Assad duke shkuar në vendin e tij të punës, pas sulmit të udhëhequr nga SHBA-të, në përgjigje të sulmit të dyshuar të armëve kimike.

Videoja e shkurtër, e cila zgjat pak sekonda, tregon Assadin në një kostum dhe me një çantë duke ecur në hyrjen me mermer të një ndërtese.

Siç raportojnë mediat, tre janë objektivat e goditur nga sulmi që zgjati për rreth një orë. Një qendër kërkimesh në Damask, një depozitë për armët kimike dhe një qendër komande në Homs. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori