Një shtetas britanik dhe një amerikan janë në mesin e 14 të vrarëve, kur persona të armatosur u futën në një hotel dhe filluan të qëllojnë mbi mysafirët dhe më pas njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë.

E gjithë ngjarja u zhvillua brenda një hoteli luksoz në Keni, kurse katër sulmuesit shihen duke shtënë në drejtim të hotelit në Nairobi, transmeton Telegrafi.


2 61

Presidenti i vendit Uhuru Kenyatta ka deklaruar sot se tre sulmuesit (pa e përfshirë të katërtin që hodhi veten në erë) janë eliminuar dhe se operacioni tani konsiderohet i përfunduar.

3 43

Ai gjithashtu tha se 14 civilët janë konfirmuar si të vdekur dhe se më shumë se 700 persona tjerë janë evakuuar për shkaqe sigurie. Ndërkaq përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant i Somalisë, Al-Shabaab që ka lidhje të ngushta me Al-Qauedan.

4 43

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë, ka deklaruar se janë në kontakt me autoritetet e Kenisë, kurse Departamenti amerikan i Shtetit, ka konfirmuar se një qytetare amerikane ka humbur jetën në sulmin e përgjakshëm.

1 131

Sulmi ndodhi në mesditën e të hënës, kur katër persona të armatosur hodhën bomba mbi veturat e parkuara para hotelit dhe më pas u futën në korridor ku kamikazi hodhi veten në erë.

5 39

Autoritetet kishin dërguar forcat speciale në hotel për të neutralizuar sulmuesit që besohet se ishin ngujuar brenda. Rreth tetë ka zgjatur rrethimi, kurse ministri i Brendshëm, Fred Matian ka thënë se të gjitha objektet përreth hotelit janë siguruar nga forcat e shumta.

Ndryshe në rrjete sociale kanë filluar të qarkullojnë pamje amatore që shfaqin sulmuesit duke shtënë me pushkë automatike, si dhe imazhet e viktimave të pafajshme të mbuluar në gjak. /Telegrafi/

6 23

7 19

8 17

9 17

10 15

11 12

12 7

13 6

14 6

15 4

16 4

17 3

18 3

20 3

19 3

21 3

22 3

23 3

24 3

25 3

26 1

27 2

28 1

29

30 1

32

31

33 1

34

35

36

37

38

39