Pas sulmit të ndodhur në Gjermani, ku një makinë hyri në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke marrë përpara turmën, ka reaguar edhe Tirana zyrtare.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën ‘X’ shprehet se ka mbetur i shokuar prej këtij sulmi që ka marrë jetë të pafajshme.
“Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe plagosi shumë të tjerë gjatë festimeve në tregun e Krishtlindjeve”, shkruan Rama.
Më tej, shefi i qeverisë shprehet se “Shqipëria e dënon ashpër këtë akt barbar dhe qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm”.
“Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në mesazhin e kryeministrit.
Edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani reagoi përmes një postimi në platformën ‘X’, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të plagosurve.
“I tronditur thellë nga lajmi i sulmit mizor në Magdeburg që ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë atij që duhet të jetë një sezon i gëzueshëm. Zemrat tona qëndrojnë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan Hasani.
Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake Ministria e Jashtme konfirmon se deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar nga ky sulm terrorist që i ka marrë jetën dy personave dhe ka lënë 80 të tjerë të plagosur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Tërnava apelon për ndalimin e vrasjeve: Në islam është akt i ndaluar dhe gjynah i madh

Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin "Skënderbej"

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler