Derisa hetuesit përpiqen të gjejnë motivin e sulmit me granatë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi, shqetësimet se incidenti mund të thyejë stabilitetin e përmirësuar në Ballkan tregojnë se sa e brishtë mbetet situata.
Një veteran serb i luftës, 43 vjeç, hodhi një pajisje shpërthyes në kompleksin e Ambasadës amerikane në Podgoricë, më 22 shkurt, përpara se të hidhte veten në erë, tha policia malazeze.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se nuk e di nëse sulmi ishte menduar të jetë vetëvrasës e as motivin pas tij.
Por, ekspertët rajonalë thonë se sulmi nxjerr në pah se sa e paqëndrueshme mbetet situata në Mal të Zi, anëtarin më të ri të NATO-s, por edhe në rajon.
“Që nga 1 janari kemi parë vrasje politike në Kosovë, sulm me bombë në Mal të Zi dhe paraushtarakë të trajnuar në Rusi që ndihmojnë riarmatosjen e regjimit të Millorad Dodikut në Bosnje. Temperatura po rritet në Ballkan, por pak në Bruksel ose Uashington janë të shqetësuar”, thotë Jasmin Mujanoviq, analist politik me seli në Durham të Karolinës Veriore.
“Të shohim se si do të zhvillohet kjo situatë, veçanërisht si tregim politik në kontekstin e konfrontimit më të gjerë midis Rusisë, Bashkimit Evropian dhe NATO-s në rajon. Shënjestra është shumë simbolike, marrë parasysh prapavijën, me sa duket, ushtarake të sulmuesit”, thotë Mujanoviq.
Edhe pse është qendër e një zone historikisht të paqëndrueshme të Evropës, Mali i Zi është ndarë nga Serbia në vitin 2006 pa dhunën që i ka shoqëruar lëvizjet e ngjashme të republikave të tjera ish-jugosllave.
Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur – gjë që Serbia ka refuzuar ta bëjë – dhe po ashtu ka një popullsi të konsiderueshme ruse.
Megjithatë, ai është në proces të forcimit të bashkëpunimit me Uashingtonin, ndërsa është bërë anëtari më i ri i NATO-s në qershor të vitit të kaluar. Qasja e tij në Detin Adriatik e bën atë pasuri strategjike për aleancën e sigurisë, por anëtarësimi në NATO e ka irrituar Kremlinin, i cili po lufton të ruajë ndikimin në rajon.
Zyrtarët malazezë kanë akuzuar disa shtetas serbë dhe rusë për përpjekje për grushtshtet në vitin 2016, duke thënë se ata kanë planifikuar të vrasin kryeministrin dhe të instalojnë një udhëheqje pro-ruse që do të kthente prapa ofertën e NATO-s.
Incidenti në ambasadë po ashtu ndodhi derisa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte në vizitë dyditëshe në Serbi, vendin që po lufton të ruajë lidhjet e ngushta me Moskën, por që po përpiqet t’i bashkohet Bashkimit Evropian.
“Situata në Ballkanin Perëndimor nuk është përkeqësuar në vitet e fundit sa i përket dhunës, përdorimit të armëve të zjarrit apo stabilitetit në përgjithësi. Megjithatë, rajoni vazhdon të mbetet arenë e paqëndrueshme gjeopolitike, me lojtarë të ndryshëm të përfshirë”, thotë Marika Djolai, konsulente për konflikt, paqe dhe zhvillim dhe anëtare e Grupit Ballkani në Politikën në Evropë, me seli në Londër.
“Çështjet e tilla si korrupsioni, shpëlarja e parave, trafikimi me drogë, njerëz dhe armë vazhdojnë të rrisin brishtësinë dhe të kërcënojnë stabilitetin. Ka prirje për rënie konstante të demokracisë”, thotë Djolai.
Analistët tërheqin vërejtjen e rajoni i Ballkanit mbetet zonë krize, me një siguresë shumë të vogël.
“Për të parandaluar radikalizmin politik dhe polarizimin etnik që mund të ndezin konflikte të reja, nevojitet urgjentisht një strategji më e fuqishme për Ballkanin Perëndimor, e cila do të udhëhiqej nga Uashingtoni”, thotë Janusz Bugajski, bashkëpunëtor në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vrasja e palestinezes në Tiranë, hetimet në dy pista, autori kërkohet në Liban e Palestinë

Debati mbi përgjimet, reagon Gjykata Kushtetuese: Të pavarur ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm

Taravari: 30 deri 35 përqind e njerëzve në Maqedoni kanë problem me obezitetin

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës