LAJMI I FUNDIT:

Sulmi mbi Siri: Dalin pamjet e shkatërrimit të një qendre shkencore për teknologji kimike (Video)

Sulmi mbi Siri: Dalin pamjet e shkatërrimit të një qendre shkencore për teknologji kimike (Video)

Televizioni i regjimit në Siri, Al Akhbaria TV, ka publikuar video nga rrënojat e një qendre shkencore – kërkimore, e cila ka qenë një prej objektivave të sulmit të treshes SHBA-Britani-Francë.

Bëhet fjalë për Qendrën siriane për Studime dhe Hulumtime Shkencore, ku siç tha  Gjenerali Joseph Dunford, aty testoheshin dhe prodhoheshin teknologji kimike dhe biologjike të luftës.

Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se sulmi me raketa nga anijet dhe aeroplanët me sukses ka përfunduar kur janë shkatërruar laboratorët që prodhonin armët kimike.


Pentagoni ka bërë të ditur se 100 raketa kanë goditur bazën ushtarake në Homs dhe qendrën e laboratorëve në Barzeh, afër Damaskut.

Ndërkaq, Franca mban opsion rikthimin e sulmeve, nëse Siria kalon “vijat e kuqe”

Për Francën, ndërmarrja e veprimeve të reja ushtarake në Siri mbetet opsion, në rast se kalohen vijat e kuqe. Kështu është shprehur të shtunën ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.

Në një intervistë për CNN-in, Le Drian tha se nuk kishte asnjë dyshim se kishte ndodhur sulm kimik dhe se gjithsesi ishte përdorur klori, në Douma.

Le Drian tha se objektivat e sulmeve në Siri janë përmbushur, derisa shtoi se një pjesë e madhe e arsenalit kimik të Sirisë është shkatërruar.

Të gjithë avionët janë kthyer në mënyrë të sigurt.

Ai shtoi se ka vazhdimi i negociatave me Rusinë është i nevojshëm. Nga ana tjetër, udhëtimi i presidentit francez Emmanuel Macron në Shën Petersburg, në fund të majit, do të vazhdojë siç është planifikuar./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori